Lajme

Godfrey për dialogun: Nuk vihet në tryezë me kërkesa pa qenë gati për kompromis

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Anthony Godfrey

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Anthony Godfrey, tha në një intervistë për mediumin serb “021.rs” se çdo marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë do të kërkojë kompromis nga të dyja palët.

 Ai theksoi palët nuk mund të ulen në tavolinën e bisedimeve me kërkesa e të mos jenë të gatshme për kompromis, transmeton Shqip.com.

“Ne të gjithë jemi dakord se duhet të ketë një dialog produktiv midis Beogradit dhe Prishtinës dhe se njerëzit nuk mund të vijnë në tryezë me kërkesa pa qenë të gatshëm për kompromis. Çdo marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës do të kërkojë kompromis nga të dyja palët. Shtetet e Bashkuara mbështesin dialogun me ndihmën e Bashkimit Evropian. Ne presim që ai të ecë në drejtimin që Beogradi dhe Prishtina të bëjnë përparim në rrugën e tyre drejt BE -së”, tha Godfrey. 

Sa i përket iniciativës “Ballkanit të Hapur”, Godfrey tha se kjo është në të mirë të rajonit.

“Jam i kënaqur që kam parë kohët e fundit hapa shtesë drejt integrimit më të madh ekonomik rajonal, për t’u treguar njerëzve se bashkëpunimi më i mirë në rajon kontribuon është për të mirën tyre, se e ardhmja e tyre është më e ndritur dhe se ata kanë një ekonomi më të fortë për të punuar në mënyrë efikase”, tha ai./SHQIP.com