Lajme

Vrau policin në Fier, vetëdorëzohet autori

Vetëdorzohet autori që vrau me armë zjarrit efektivin e policisë në Fier. Azgan Mërnica, sapo ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Fierit.

Ai akuzohet për vrasjen e efektivit të policisë, Novruz Canaliaj dy ditë më parë. Autori fshihej në fshatin Dërmenas.

Kanë qenë familjarët ata që e kanë detyruar të vetëdorëzohet.

Policia e kishte lokalizuar dhe i ka lënë afat që të dorëzohet në të kundërt do të ndërhyhej me forcë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 13:30 të datës 13 maj në fshatin Baltëz, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier.

Motivet e krimit mbeten ende të paqarta dhe në momentin e vrasjes, në makinë me Mërnicën ishte edhe e ëma e këtij të fundit.

Pas vrasjes, ai lë makinë tek shtëpia e dajës dhe arratiset në këmbë.

/Shqip.com