Lajme

“Global Firework” renditë ushtritë më të forta të botës, Kosova e 134-ta në listë

FSK
FSK

Faqja “Global Firework” edhe këtë vit ka publikuar renditjen e forcave të armatosura kombëtare më të fuqishme në botë.

Në vitin 2023, Kosova është renditur e 134 në listën e shteteve me ushtrinë më të fortë në botë.

Nga vendet e rajonit Serbia është renditur e 54, Kroacia e 69, Mali i Zi u rendit i 128 e Bosnja dhe Hercegovina e 133-ta.

E SHBA-të e kanë ushtrinë më të fuqishme në botë.

Vlerësimi merr parasysh faktorë të tillë si sasia e pajisjeve ushtarake dhe ushtarëve të çdo vendi, por edhe gjendja e tyre financiare, kapacitetet logjistike dhe kushtet gjeografike, ndër të tjera.

Bazuar në faktorët e listuar më sipër, krijohet një rezultat “Indeksi i Fuqisë”, me një rezultat më të ulët që tregon një ushtri më të fortë.

Rishikimi “Global Firework” 2023 shqyrton gjithsej 145 fuqi botërore.

/Shqip.com