Sport Shqiptar

Gjysmëfinalistët e kërkojnë sot finalen

Kupa e Kosovës

Të mërkuren zhvillohen ndeshjet e dyta gjysmëfinaliste të Kupës së Kosovës.

Llapi e pret Prishtinën në “Zahir Pajaziti” kurse Drita i shkon Ramiz Sadikut për të vulosur epitetin e finalistit.

Përballja që luhet në Podujevë do të jetë e ngushtë pasi ndeshja në “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultat të ngushtë 2:1 në favor të “Plisave”.

Momente nga ndeshja e parë gjysmëfinale

Kampioni aktual i Kupës do të synojë një përmbysje në terrenin e vet për ta mbrojtur titullin.

Shpëtim Murtezi do të jetë gjyqtari kryesor në ndeshje me ndihmësit, Fatlum Jashari dhe Gzim Mehmeti.

Cilido që të jetë epilogu i takmit, pritet një ndeshje intensive.

Nga ana tjetër, “Intelektualët” udhëtojnë në kryeqytet për përballjen ndaj ekipit modest të Ramiz Sadikut.

Momente nga ndeshja e parë gjysmëfinale

Loja e javës së kaluar në Gjilan doli të jetë triumf për djemtë e Ardian Nuhiut – me epilogun 3:0.

Lirim Jashari me asistentët Drilon Rexhepi dhe Altin Zhegrova do të ndajnë drejtësinë sot.

Të dyja takimet pritet të fillojnë nga ora 14:00. /Shqip.com