Rozë

Gjyshja e Kiarës përfundon në spital, ja cila ishte arsyeja

Kiara Tito

Kiara është rikthyer në Big Brother VIP Albania.

Ajo në rikthimin e saj, ka ndryshuar lojën duke u treguar mjaftë e ftoftë me banorët tjerë.

Madje sipas fansave ajo më këtë sjellje është treguar shumë arrogante duke mos e pëlqyer hiq.

E ftuar në emisionin “Shqipëria LIVE”, ditën e sotme ishte gazetarja Ema Shazivari, kushërira e Kiarës, e cila zbuloi se familja e Kiarës është e prekur nga këto mesazhe, madje gjyshja e saj Leta, është ndjerë shumë keq sa ka shkuar dhe në spital.

Komentet negative në rrjetet sociale ndikojnë shumë tek të afërmit. Kam biseduar me familjarët e saj. Pak para se të nisja emisionin, fola dhe me gjyshen e Kiarës e cila është prekur shumë nga këto komente dhe mesazhe, saqë ka pasur dhe probleme shëndetësore dhe i është  dashur të shkojë në spital nga komentet dhe sulmet e shumta në rrjetet sociale. Përfitoj nga rasti tu bëj thirrje të gjithë komentuesve, jo vetëm për Kiarën por për të gjithë, që të bëjnë kujdes me familjarët jashtë”– tha Shazivari.

/Shqip.com