Lajme

Gjykata Supreme refuzon sërish ankesën e Rufki Sumës, nuk do të ketë rivotim në Han të Elezit

Kanidati i pavarur për kryetar të Hanit të Elezit, Rufki Suma

Gjykata Supreme ka refuzuar për here të dytë ankesën e kandidatit për kryetar të Hanit të Elezit, Refki Suma, përcjell Shqip.com.

Sipas vendimit,  në këtë komunë nuk do të ketë proces të rivotimit dhe se kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Mehmet Ballazhi, do të jetë kryetari i ri i Komunës.

“Është refuzuar si e pabazuar pjesa e ankesës së kandidatit për kryetar të Komunës në Han të Elezit, Rufki Suma kandidat i pavarur, me të cilën ka kërkuar që të anulohet Procesi i Votimit për Zgjedhjet Lokale të datës 17.10.2021, vetëm për kryetar Komune, për shkak të minimit të integritetit të zgjedhjeve si rezultat i presionit dhe organizimit me qëllim të përfitimit të mbështetjes së votuesve”, thuhet në vendimin e Supremes.

Lexo edhe:
Hani i Elezit nuk shkon në rivotim, Mehmet Ballazhi i PDK-së kryetar i ri

Ndryshe, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa kishte vendosur që në këtë komunë procesi i zgjedhjeve për kryetar komune të shkojë në rivotim.

Për këtë, kandidati i PDK-së për kryetar, Mehmet Ballazhi, është ankuar kundër këtij vendimi në Supreme./SHQIP.com