Gjykata refuzon propozimin e Komunës së Gjakovës për caktimin e masës së sigurimit ndaj Dragica Gashiq

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka refuzuar si të pabazuar propozimin e Komunës së Gjakovës, për caktimin e masës së sigurimit, me të cilin ka kërkuar që t’i ndalohet shtetases serbe, Dragica Gashiq, që personalisht të qëndroi – shfrytëzoi apo banoi në banesën e saj në Gjakovë.
“Gjykata pas analizimit dhe vlerësimit të provave ka ardhur në përfundim se caktimi i masës së sigurimit në këtë fazë të procedurës është i pa bazuar dhe jo i nevojshëm”, thuhet në njoftimin për media të gjykatës.
Tutje, bëhet e ditur se procedura në këtë çështje do të vazhdojë sipas rregullave të procedurës kontestimore dhe sipas planit të punës së gjykatës, bëhet e ditur në njoftim.
Dragica Gashiq në fillim të qershorit të këtij viti, u bë serbja e parë që u kthye për të jetuar në Gjakovë./SHQIP.com