Lajme

Gjykata e Vlorës lë në burg Ferdi Belerin, dosja i kalon SPAK-ut

Fredi Beleri

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri.

Pas kësaj seance grupi i hetimit do të udhëtojë drejt kryeqytetit mbasi masa për të dytin e arrestuar për votat e Himarës, Pandeli Kokoneshi, do të mbahet në QSUT.

Në përfundim të masës për Fredi Belerin, i takon trupës gjyqësore që të caktojë orën se ku do të mbahet seanca tjetër në spital. Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri u arrestua dje pak minuta pas mesnate, pasi akuzohet për “korrupsion aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim”.

Beleri u arrestua në restorantin e tij në Himarë, dhe shoqërua më pas në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Vlorë rreth orës 00:15, ndërsa sot iu komunikua edhe masa e sigurisë.

Në gjykatën e Vlorës, për të ndjekur nga afër punimet e seancës, ka qenë e pranishme edhe ambasadorja greke në Shqipëri, Konstantina Kamisti. Po ashtu, mbërriti edhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, por nuk u lejua të hynte brenda në sallë.

Përmes një deklarate mediet jashtë ambienteve të Gjykatës së Vlorës, Dule e cilësoi procesin parodi,e paralajmëruar. Qëllimi, sipas tij, është që të rrëmbehet përfaqësimi politik i komunitetit të bashkisë së Himarës.

/Shqip.com