Lajme

Gjoshi pasi që Kurti kundërshtoi tërheqjen e Trustit: Ti e ki tjetërkund, ty të ka kap inati

Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka reaguar pasi që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalur me një deklaratë negative për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Gjoshi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kurti po e përmend Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), e sipas tij nëse ish-presidenti i Hashim Thaçi, e kish dëgjuar, atëherë nuk do të kish me ndodh kurrë rritja e madhe e pagave në vitin 2014.

“Me pas dëgjuar FMN-në, akoma kishim mbet me pagat e 2008-tës. Ti nuk e ki problemin te këshilla miqësore e FMN-së se nuk është që mërzitesh shumë që nuk do ta marrësh parasysh”, ka shkruar Gjoshi.

Ai gjithashtu i ka thënë Kurtit, “Ti e ki tjetërkund, ty të ka kap inati”.

Kryeministri, Albin Kurti, ka dal hapur kundër tërheqjes së një pjese të parave nga Trusti, pasi që sipas tij kjo nuk e zgjidh problemin e qytetarëve.

Lexo edhe:
Kurti kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti

“Kemi thënë edhe më herët edhe si opozitë në 2020, edhe 2021 në qeveri me Pakon e Ringjalljes Ekonomike e zbusim krizën, mirëpo nuk konsiderojmë që duke marrë nga pleqëria individuale e punëtorëve të tanishëm do të mund ta zgjedhim problemin. Edhe dy ekspertë të FMN-së e kanë dhënë vlerësimin se një zgjidhje e tillë nuk është zgjidhje”, ka thënë Kurti./Shqip.com