Lajme

Kurti kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dal hapur kundër tërheqjes së një pjese të parave nga Trusti, pasi që sipas tij kjo nuk e zgjidh problemin e qytetarëve.

Kryeministri Kurti ka thënë se edhe ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtarë kanë deklaruar se tërheqja e një përqindje nga Trusti kanë dhënë vlerësimin se një zgjidhje e tillë nuk është zgjidhje.

“Kemi thënë edhe më herët edhe si opozitë në 2020, edhe 2021 në qeveri me Pakon e Ringjalljes Ekonomike e zbusim krizën, mirëpo nuk konsiderojmë që duke marrë nga pleqëria individuale e punëtorëve të tanishëm do të mund ta zgjedhim problemin. Edhe dy ekspertë të FMN-së e kanë dhënë vlerësimin se një zgjidhje e tillë nuk është zgjidhje”, ka thënë Kurti pasi bëri homazhe te busti i heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka iniciuar ndryshimin e ligjit për tërheqjen e një pjese të Trustit.

Deputeit i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Haxhiu ka propozuar që të tërhiqen 30 për qind nga Trusti.

Madje, ai ditë më parë tha se edhe deputetët e pozitës do ta mbështesin një nismë të tillë./Shqip.com