Gjithçka gati që edhe të burgosurit të votojnë
Edhe të burgosurit do të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar më 17 tetor. Për këtë gjithçka është gati.
Rreth kësaj Shërbimi Korrektues i Kosovës ka dalë me një njoftim.
“Si në të gjithë vendin, me 17 tetor procesi i votimit do të zhvillohet edhe në institucionet korrektuese të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim”.
“Në koordinim të SHKK-së dhe KQZ-së, procesi i votimit do të zhvillohet nëpër të gjitha institucionet korrektuese, SHKK do të kujdeset për krijim e hapësirave dhe mbarëvajtjen e procesit, ndërsa listat e votuesve dhe materialet zgjedhore do të sigurohen nga KQZ”.
“Aktualisht në institucionet korrektuese janë 1637 persona të burgosur, ndërsa të drejtë vote kanë të gjithë ata persona të cilët janë shtetas të Republikës së Kosovës, e të cilët posedojnë dokumente valide”.
“Nga ky numër i të burgosurve përjashtohen të miturit nën moshën 18 vjeçare dhe shtetasit e huaj”.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më të dielën në të gjitha komunat e Kosovës.
1 milion e 885 mijë e 448 do ta kenë të drejtën e votës. /Shqip.com