Lajme

Gjinekologët e Kosovës rekomandojnë shtatzënat, lehonat dhe gjidhënëset të vaksinohen me vaksina të teknologjisë mRNA

Vaksinimi anti-COVID

Shoqata e Gjinekologëve dhe Obstetërve të Kosovës kanë rekomanduar shtatzënat, lehonat dhe ato që planifikojnë të mbeten shtatzënë, të vaksinohen me vaksina të teknologjisë mRNA.

Sipas njoftimit, rekomandimi është bërë pas takimeve që anëtarët e kësaj shoqate kanë zhvilluar me zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë.

“R e k o m a n d i m: Gratë në fazën riprodhuese, Gratë shtatzëna pavarësisht moshës të barrës, Lehonat gjidhënëse dhe të tjerat, Ju rekomandojmë vaksinimin me vaksinën anti COVID-19 të teknologjisë mRNA”, thuhet në njoftimin e kryetarit të Shoqatës, Prof. Shefqet Lulaj.

Vaksinat e teknologjisë mRNA janë Pfizer dhe Moderna.

Ndërsa, Kosova ka në dispozicion dy lloje të vaksinave: Pfizer dhe AstraZeneca./SHQIP.com