Sport Shqiptar

Gjigandi francez kërkon transferimin e Shaqirit

Xherdan Shaqiri

“L’Equipe” raporton se Lyoni ka bërë një ofertë për anësorin e Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, pasi skuadra franceze dëshiron të forcojë repartin ofanziv këtë verë, shkruan Shqip.com.

Trajneri, Peter Bosz vlerëson shkathtësitë e Shaqirit, derisa klubi po rritë përpjekjet e tyre për ta sjellë atë në Lyon.

Reprezentuesi zvicran është objektivi kryesor i skuadrës franceze, bashkë me sulmuesin e Zenit Saint Petersburg, Sardar Azmoun, gjithashtë prioritet për Bosz.

Sipas “L’Equipe”, vlera e Shaqirit do të ishte prej pesë deri në shtatë milionë euro, edhe pse shuma e ofertës që ka bërë Lyoni për sulmuesin me prejardhje kosovare ende nuk ëshë bërë e qartë.

Sidoqoftë, një transferim për anësorin, kontrata e së cilit skadon në fund të edicionit të ardhshëm, problem të vetëm do të kishte pagën e tij të lartë.

29-vjeçari në të kaluarën ka luajtur për skuadra të njohura si: Inter dhe Stoke City, para se të transferohej te Liverpooli në vitin 2018.

Shaqiri pati paraqitje mjaftë të mira me Kombëtaren e Zvicrës në “EURO 2020”, ku edhe arriti deri në çerekfinale./Shqip.com