Art Jetese

Gjëra të vogla që nuk i dinit: Rrufeja do të godasë më parë burrat sesa gratë?


Ka shumë gjëra të tjera interesante për njeriun që na janë më pak të njohura.

A e dini se mendja jonë endet pa qëllim deri në 30 për qind të kohës gjatë jetës sonë, se jemi më kreativë dhe më të ndershëm kur jemi të lodhur, por edhe se jemi shumë më racionalë dhe bëjmë lëvizje më logjike kur mendojmë në gjuhë të huaj?

▪ Kur qajmë nga lumturia, loti i parë i gëzimit do të rrjedhë gjithmonë nga syri i djathtë dhe loti i dhimbjes nga i majti.

▪ Lumturia, trishtimi, zemërimi, frika, neveria dhe habia janë të vetmet emocione që shprehen në mënyrë universale kudo në botë.

▪ Asnjë person i verbër nuk ka zhvilluar ndonjëherë skizofreni.

▪ Rreth 80 për qind e bisedave tona me njerëzit marrin formën e ankimit ose të vajtimit për çdo gjë dhe për gjithçka.

▪ Gjatë jetës së tij, një person ecën mesatarisht një distancë të barabartë me atë që nevojitet për t’i rënë përreth tri herë botës.

▪ Njerëzit që bëjnë punë vullnetare janë më të lumtur me jetën.

▪ Pothuajse 90 për qind e njerëzve komunikojnë nëpërmjet mesazheve atë që është e vështirë për ta thënë sy më sy.

▪ Shanset për të vdekur në rrugë duke shkuar për të blerë një biletë lotarie janë më të larta sesa të fitosh lotarinë.

▪ Burrat kanë gjashtë herë më shumë gjasa të goditen nga rrufeja sesa gratë

▪ Paratë e shpenzuara për përvoja të rëndësishme të jetës do të kenë vlerë të madhe emocionale.

▪ Kur jemi vetëm, rreth nesh vëmë re më shumë çifte të lumtura, ndërsa kur jemi në një lidhje regjistrojmë beqarë të kënaqur.