Teknologji

Gjenerata e tretë e Galaxy Z Fold shkon e gjitha vetëm për rafinim

Çdo reduktim çmimi është një hap i duhur, dhe duhet të vazhdojë gradualisht që teknologjia të bëhet e adoptueshme për këdo. Fold 3 është një rafinim më tutje në materiale ndërtimi për ta bërë smartfonin më të përdorshëm çdo ditë.

Njihuni me flagshipin më të fundit të Samsung. Evenimentin Galaxy Unpacked të këtij viti Samsung e përdori për të prezantuar telefonët me ekrane me palosje ndryshe nga debutimi tradicional i Galaxy Note.

Modeli origjinal Galaxy Fold, prezantuar në 2019-ën, më shumë përfaqësonte një eksperiment për kompaninë si produkti i parë i këtij lloji ndërsa gjenerata e dytë Galaxy Z Fold 2 ishte një korrigjim i gabimeve që pati me modelin e parë.

Evenimenti i ditës së sotme kishte një mesazh, se Galaxy Z Fold 3 është më shumë sesa një eksperiment apo kuriozitet. Ndryshe nga versioni i fundit i Flip i cili zbret ndjeshëm çmimin krahasuar me paraardhësin, modeli i ri Fold zbret çmimin me 200 dollarë në 1,800 dollarë.

Gjenerata e tretë e Galaxy Z Fold

Çdo reduktim çmimi është një hap i duhur, dhe duhet të vazhdojë gradualisht që teknologjia të bëhet e adoptueshme për këdo. Fold 3 është një rafinim më tutje në materiale ndërtimi për ta bërë smartfonin më të përdorshëm çdo ditë.

Është pikërisht kjo çfarë e mbante peng origjinalin, sa i përdorshëm ishte në përditshmërinë tonë, pikërisht ku nisën edhe problemet nga dëmtimi i ekraneve tek rezistenca.

I njëjtë mbetet thuajse në çdo element por i rafininuar në detaj. Shtresa mbrojtëse e ekranit tashmë është 80% më e fuqishme. Samsung ka përdor xhamin Gorilla Glass Victus për mbrojtjen e ekranit ndërsa boshi prej alumini i Fold 3 është 10 herë më i fortë. Pajisja ka certifikimin IPX8 të rezistencës ndaj ujit, që do të thotë se mund ta zhysni për 30 minuta pas asnjë problem.

Z Fold 3 fuqizohet nga procesori Snapdragon 888, ka 12GB RAM dhe 256 ose 512GB memorie. Tre kamerat e pasme kanë sensorë 12-megapiksel me hapje të ndryshme: f/1.8 e gjerë, f/2.0 super e gjerë dhe f/2.4 telefoto. Kamera 10-megapiksel në pjesën ballore të palosjes mbetet po ashtu e njëjta.

Ndryshimi më i madh është tek kamera selfie në ekranin që paloset e cila tashmë fshihet poshtë tij. Sensori ka një madhësi prej 4-megapiksel që Samsung thotë se mjafton për thirrje Zoom dhe video HD.

Vendndodhja e kamerës mund të identifikohet me lehtësi për shkak të numrit më të vogël të pikselëve. Sa i përket S-Pen, lapsi funksionon në ekranin kryesor 7.6-inç por jo në ekranin e jashtëm tha Samsung. Falë S-Pen, Fold 3 do të jetë më i përdorshëm me shënimet, sketch, editimin e PDF apo dokumenteve të tjera.

Për të shfrytëzuar në maksimum Z Fold 3, Samsung në funksionalitetet eksperimental të Labs ofron ndarjen e çdo aplikacioni në split-screen për të punuar me dy prej tyre njëherazi.

Porositë për Galaxy Z Fold 3 fillojnë sot dhe vjen në tre ngjyra: zezë, jeshile dhe argjendtë. Flagshipi është në shitje nga datat 27 Gusht së bashku me Z Flip 3, Galacy Buds 2 dhe dy orët e reja inteligjente. /Shqip.com

/Shqip.com