Lajme

Gjendje alarmante në Shqipëri nga COVID-19, 1 në 2 persona që testohen po rezulton pozitiv

Rastet me COVID

Në Shqipëri gjatë 24-orëvë të fundit ka pasur rritje alarmante të rasteve me COVID-19.

Kjo pasi vetëm gjatë kësaj periudhë janë regjistruar 671 infektime.

Kjo shifër ka rezultuar nga 1 mijë e 943 testime të kryera, ku nga këto numri i rasteve pozitive më i madhe është në Tiranë me 366 persona.

Siç bëjnë të ditur mediat atje 1 ndër 2 persona janë duke u testuar për COVID- 19 – që janë duke rezultuar pozitve.

Sipas mjekëve atje rritja e numrit të infektuarve po shoqërohet edhe me shtim të numrit të fëmijëve të prekur, ku po manifestohet me temperatura të larta, dhimbje fyti dhe koke.

Kjo temeperture është duke shkuar nga 39-40 duke i mbajtur deri në pesë ditë.

Lexo edhe:
Rritje alarmante e rasteve me COVID-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit

Ndryshe në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 153 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 274,955 që nga fillimi i epidemisë./SHQIP.com