Gjendet trupi i personit që kishte rënë në lum në fshatin Deiq të Klinës

Është nxjerrë nga lumi një trup në fshatin Deiq të Klinës, i cili po kërkohej gjatë gjithë ditës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, e ka konfirmuar rastin për Shqip.com.
Gashi ka deklaruar se trupi është gjetur 500 metra larg nga vendi ku peshkatarët e kishin parë duke rënë.
“Është gjetur trupi i pajetë i viktimës, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të Prokurorit trupi i pajetë shkon në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Rasti cilësohet si hetim i vdekjes”, ka deklaruar Gashi.
Në kërkim të tij, sot kanë dalë policia, zjarrfikësit dhe FSK-ja.
Në ora 08:00 të dielës dy peshkatarë derisa ishin duke peshkuar kanë vërejtur një trup në ujë, dhe të njëjtit janë përpjekur ta nxirrnin nga uji, por pa sukses./Shqip.com