Lajme

Gjendet substanca të dyshuara narkotike në Dubravë

Sot rreth orës 14:20 në Qendrën Korrektuese në Dubravë, gjatë një patrullimi të bërë nga Njesitë Intervenuese, është gjetur një qese e mbushur me substanca të dyshuara narkotike.

Në qesë ishin të vendosura 51 qese në sasi të vogëla, të mbështjellura veç e veç.

Sipas njoftimit qesja është hedhur nga pjesa e jashtme.

‘’Qesja me sasi të dyshuar narkotike, dyshohet se është hedhur mbi muri nga pjesa e jashtme, ndërsa vlen të theksohet se kontrabanda e gjetur është parandaluar të futet brenda zonës së banuar.’’ thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë konfiskimin e substancës se dyshuar narkotike, dhe kanë filluar hetimet se si ka ardhur deri te tentimi i futjes së kontrabandës brenda perimetrit të qendrës.

51 çeset

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj./Shqip.com