Lajme

Gjendet personi i zhdukur nga Shtimja

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta gjetur Agon Misinin nga Shtimja, që është zhdukur që nga 2 qershori
Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta gjetur Agon Misinin nga Shtimja, që është zhdukur që nga 2 qershori

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 14:50, është gjetur personi i zhdukur, Agon Hysen Misini, nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim në rajonin Shtimes.

I njëjti ishte raportuar i zhdukur më 2 qershor dhe që nga dita e raportimit, ekipet e policisë në bashkëpunim të ngushtë me familjarët e tij, banorë të zonës, Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ishin në kërkim të personit të zhdukur.

Lexo edhe:
Zhduket 23-vjeçari nga Shtimja, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Njoftimi i plotë:

Me datë 02. 06. 2023, rreth orës 22:30 policia e stacionit në Shtime kishte pranuar një informacion për një rast të një personi të zhdukur nga Shtimja.

Bëhej fjalë për personin, AGON HYSEN MISINI i lindur me 12.12.1999, me banim në rrugën “Tahir Sinani” komuna Shtime.

Që nga dita e raportimit, ekipet e policisë në bashkëpunim të ngushtë me familjarët e tij, banorë të zonës, Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ishin në kërkim të personit të zhdukur.

Ndërsa, sot rreth orës 14:50, i njëjti është gjetur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim në rajonin Shtimes, e më pas nga policia fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, e më pas është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe sipas mjekësve gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori i rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Drejtoria Rajonale Policisë në Ferizaj i falënderon qytetarët për angazhimin, ekipet e policisë nga stacioni i Shtimes, Sektorin Rajonal të Hetimeve, Njësinë e Reagimit të Shpejtë, e në veçanti Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, të cilët gjetën personin e zhdukur.

/Shqip.com