Lajme

Gjendet një trup i pa jetë në Prishtinë, Policia jep detaje për Shqip.com

Ilustrim

Sot rreth orës 13:40 është gjetur një trup i pa jetë në Prishtinë.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar Agron Burovci- zëdhënës në Policinë e Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 13:40, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, femër, rreth 25 vjeç”, ka thënë Burovci për Shqip.com

Po ashtu sipas Policisë është bërë e ditur se, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje,  policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe  po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit./Shqip.com