Gjendet një person i vdekur në Prugoc të Prishtinës
Publikuar:
(10.07.2021 11:55:56)
Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së shtunës në fshatin Prugoc të Prishtinës.
Rastin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Boroci.
“Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, tha ai.
Tutje, Borovci bëri të ditur se aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes./Shqip.com