Lajme

Gjendet një burrë i vdekur në shtëpinë e tij, trupi i dërgohet për autopsi

Shiriti i policisë
Shiriti i policisë

Një person raportohet se ka vdekur në rrethana të dyshimta të premten e 14 janarit në fshatin Kllabukarë në Novobërdë.

Siç njofton policia, ai është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

“Fsh. Kllabukarë, Novo Berd 14.01.2022 – 15:30. Është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi./SHQIP.com