Lajme

Gjendet në Shqipëri 14-vjeçari i raportuar si i zhdukur

Policia e Kosovës/ Ilustrim

Një 14 vjeçar nga Prizreni, i raportuar nga familjarët si i zhdukur, është gjetur në Shqipëri.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi në Facebook.

“Më datë 8 shtator 2022 nga familjarët e tij i mituri L. G., i lindur më datë 11.09.2008, është raportuar si zhdukur. Pas një pune disa ditore në mbledhjen e informacioneve nga dëshmitarët e mundshëm, më datë 10 shtator i mituri është lokalizuar në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Siç raportohet, Policia në bashkëpunim me Policinë e Shqipërisë kanë arritur që të miturin ta sjellin në Kosovë, prej nga është marrë në përkujdesje nga Qendra për Punë Sociale.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë më shumë detaje në lidhje me rastin./Shqip.com