Lajme

Gjendet i vdekur një person në Novobërdë, policia nis hetimet

Vdekje / Ilustrim
Vdekje / Ilustrim

Dje, gjatë ditës së shtunë, një person është gjetur i vdekur në Novobërdë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, viktima ishte gjetur i vdekur dy kilometra larg shtëpisë së tij.

Ndërsa, thuhet se me  vendim të prokurorit trupi i viktimës do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

“Rreth 2 km larg shtëpisë së tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Sipas PK-së, rasti është duke u hetuar.

/Shqip.com