Lajme

Gjendet i vdekur një burrë në Prizren, Policia heton rastin

Policia e Kosovës/Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete një burrë në Prizren.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Prizren 19.03.2023-11:36. Raportohet se është gjetur pa shenja jete një mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Tutje, njoftohet se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion. Kurse, rasti është duke u hetuar.

/Shqip.com