Lajme

Gjendet i vdekur një burrë në Pejë, pranë vetës kishte armë dhe një fishek

Vdekje / Ilustrim
Vdekje / Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme, një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Pejë.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, pranë viktimës ishte edhe një armë e një fishek.

“Rr. Brigada Pejë, 20.03.2023. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe se nuk vërehen gjurmë të dhunës. Në afërsi të viktimës është gjet një revole me një fishek”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Tutje, thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion.

/Shqip.com