Gjendet e vdekur një vajzë 7 vjeçare nga shembja e ndërtesës në Miami
Një vajzë shtatë-vjeçare është gjetur e vdekur derisa u nxjerrë nga rrënojat e një apartamenti të shembur afër Miamit, transmeton SHQIP.
Siç raportojnë mediat e këtij vendi, babai i saj thuhet se kishte mbajtur rendin në vendin e katastrofës për nëntë ditë, derisa ishte i pranishëm kur vajza e tij u nxjerrë nga rrënojat.
Deri tani numri i të vdekurve ka arritur në 22 dhe 126 persona të tjerë janë ende të zhdukur, shkruan BBC.
Ekipet po pastrojnë rrënojat për të mbijetuarit, pavarësisht rrezikut të rënies së mbetjeve të ndërtesës.
Shtatë-vjeçarja ishte me nënën gjyshërit dhe një teze duke vizituar nga Argjentina kur ndërtesa 12 katëshe u shemb pjesërisht.
Babai i Stellas përdori xhaketën e tij për të mbuluar trupin e vajzës si dhe vendosi një flamur të vogël amerikan mbi të dhe e nxori jashtë zonës.
Derisa bashkë me të është gjetur edhe një tjetër trup i cili nuk është identifikuar ende publikisht.
Deri tani askush nuk është nxjerrë i gjallë nga rrënojat që nga orët e para pasi blloku i apartamenteve Champlain Towers South u shkatërrua vet në orët e para të së enjtes së kaluar derisa banorët po flinin./SHQIP.com