Lajme

Gjendet e vdekur një punëtore e KEDS-it në vendin e punës në Gjilan

Një punëtore e Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë është gjetur e vdekur në vendin e saj të punës në Gjilan.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala i cili tha se shenjat janë qe ka qenë natyrore vdekja e saj

“Po, ka ndodhur rasti. Shenjat janë që ka qenë natyrore, por ne i kemi ftuar organet kompetente ekipet mjekësore dhe mjekësinë ligjore”, tha Buzhala.

Sipas Buzhalës, viktima ishte gjetur nga një kolege e saj./Shqip.com

/Shqip.com