Rozë Ndërkombëtar

Gjendet e vdekur aktorja e njohur turke bashkë me të bijën nga tërmeti në Turqi

Më shumë se 33 mijë persona kanë vdekur nga tërmeti që ka ndodhur ditë më parë në Turqi dhe Siri – numër i cili vazhdon të rritet.

Në këto shifra hynë edhe aktorja  e serialit të suksesshëm turk “Tierra Amarga” (Tokë e Hidhur), Emel Atici së bashku me vajzën e saj.

Trupat e tyre u gjetën nën rrënojat e shtëpisë së tyre, e cila ndodhej në provincën e Adanas.

Marre nga Turkeygazetesi

Lajmi u konfirmua nga TIMS&B, kompania e prodhimit të serialit.

“Jemi në pikëllim të thellë për humbjen e aktores së vlefshme të serialit tonë Dikur në Çukurova, Emel Aıcı dhe vajzës së saj Püryan Aıcı, në fatkeqësinë e tërmetit në vendin tonë. Ne shprehim ngushëllimet tona për Emel Aıcı dhe vajzën e saj të dashur, për të gjithë qytetarët tanë që humbën jetën në tërmet, si dhe për familjet dhe të dashurit e tyre “, thuhet në deklaratë.

Ndryshe, ky tërmet ka prekur 10 provinca të vendit.

Marre nga Turkeygazetesi

/Shqip.com