Lajme

Gjatë lindjes vdes foshnja në Spitalin e Pejës, prindi dyshon në neglizhencë të stafit

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës ka vdekur një foshnje gjatë lindjes, ndërsa prindi i saj dyshon në neglizhencën e stafit.

Rasti  ka shkuar edhe në Polici të Kosovës ku ata kanë nisur edhe hetimet mbi vdekjen e foshnjës.

“Rr. Nënë Tereza, Pejë 08.03.2023 – 17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në Spitalin e Pejës gjatë lindjes,  foshnja  ka vdekur dhe sipas ankuesit (babai) dyshon që ka qenë neglizhencë e stafit mjekësor”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Tutje, thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion. 

/Shqip.com