Art Jetese

Gjashtë mënyra për të shmangë elektrizimin në rroba

Ilustrim

Elektrizimi tek veshjet është një gjë e bezdisshme për të gjithë njerëzit dhe krijon situata të parehatshme.

Elektrizimi në rroba ndodhë atëherë kur një ngarkesë elektrostatike grumbullohet në pëlhura ose edhe kur rrobat fërkohen me njëra-tjetrën.

Disa nga mënyrat për të larguar elektrizimin e rrobave sipas AgroWeb janë:

Përdorni një varëse teli

Një mënyrë shumë e thjeshtë për të larguar elektricitetin është të vendosni një varëse rrobash në pjesën e brendshme të veshjes tuaj para se ta vishni atë ose pasi e keni hequr atë.

Përdorni zbutës rrobash

Për të reduktuar mundësinë që rrobat tuaja të elektrizohen, sugjerohet që gjatë larjeve të rrobave të përdorni zbutës.

Gjithashtu ju mund të shtoni një lugë gjelle me zbutës rrobash në një shishe me ujë dhe ta spërkasni atë tek rrobat problematike.

Spërkatini me ujë

Dihet se ajri i thatë kontribuon në elektrizim dhe ajo që mban gjërat në balancë është lagështia.

Një tjetër mënyrë e thjeshtë është të lagni me ujë një leckë dhe t’a fërkoni atë tek veshjet problematike, për të shtuar më tepër lagështi.

Vendosni një paramandë

Ky send kaq i vogël prej metali do të mbajë njëfarë ngarkese elektrike dhe do të parandalojë elektrizimin e rrobave tuaja.

Spërkasni rrobat me llak flokësh

Të spërkasni pak llak flokësh në rroba është një mënyrë tjetër e thjeshtë dhe praktike që mund t’ju ndihmojë.

Përzierja e pëlhurave natyrale dhe sintetike, si për shembull triko me një fund pambuku, bën që veshjet tuaja të jenë më të prirura për të krijuar elektricitet.

/Shqip.com