Sport Shqiptar

Giresse: Mungesat e shumta do të sjellin ndryshime

Alain Giresse dhe Lirim Kastrati kanë mbajtur konferencë për media para ndeshjes kundër Irlandës së Veriut.

Trajneri i kombëtares së Kosovës ka thënë se do të ketë ndryshime për shkak të mungesave.

“Mungesa që do t’i kemi do të sjellin në ekip ndryshime, veçanërisht  në krahun e majtë të mbrojtjes, e cila ishte pjesa më problematike e këtyre lojërave. Kurse sa i përket Vedat Muriqin do ta shohim situatën, shpresojmë që ai të jetë i gati për këtë ndeshje”,

Ai ka thënë se beteja kryesore do të jetë ajo fizike.

“Padyshim, pjesa fizike është shumë e rëndësishme, sidomos në ndeshje kundër britanikëve që vrapojnë shumë. Kështu që, ne duhet të jemi sa më mirë të përgatitur për këtë përballje”.

Lirim Kastrati ka thënë se pavarësisht humbjes “Dardanët” janë gati për ndeshjen e radhës.

“Kemi një lojë shumë të mirë, por nuk e kemi arritur rezultatin e dëshiruar. Tash jemi krejt të fokusuar në përballjen e nesërme me Irlandën e Veriut. Jemi përgatitur mirë. Sot e kemi stërvitjen e fundit dhe kërkojmë rezultat pozitiv. Edhe humbja është pjesë e lojës, për moral ish kanë ma mirë të fitojmë, por jemi mirë dhe kërkojmë fitore nesër”.

Pas përballjes me  Greqinë, Kosova kërkon rikthimin te fitorja, të enjten me fillim nga ora 20:45./Shqip.com