Giovanni di Lorenzo do ta përfundojë karrierën te Napoli
Publikuar:
(30.12.2022 16:58:53)

Kapiteni Giovanni di Lorenzo do ta përfundojë karrierën aktiv në futboll me fanellën e Napolit.
29-vjeçari ka firmosur kontratë të re me Napolin, e cila do ta mbajë në klub deri në verën e vitit 2026.
Ai vlerësohet si njëri prej lojtarëve më të mirë te Napoli dhe klubi ka bërë të pamundurën për ta mbajtur në radhët e veta sa më gjatë që të jetë e mundur. Mbrojtësi i krahut të majtë iu bashkua Napolit në vitin 2019 nga Empoli dhe është titullar i padisktueshëm te trajneri Luciano Spalletti.
Di Lorenzo ka shënuar një gol dhe ka bërë tri asistime në 22 ndeshje të luajtura për Napolin në të gjitha garat këtë edicion.
/Shqip.com