Sport Ndërkombëtar

Gianluca Scamacca- synim i Interit

Merkato e janarit duket që do jetë e ngjeshur për Interin.

Neurazurët i janë vënë pas sulmuesit të Sassuolos, Gianluca Scamacca

Kështu ka raportuar Calciomercato.com.

“Eshte pikerisht Gianluca Scamacca objektivi i madh i 2022 per Interin. Eshte nje interes real, qe ka filluar shume kohë më pare. Lojtari ka qene duke luajtur te Genoa kur është parë me kujdes nga scoutet e Interit dhe që atëherë kane ardhur kontaktet e para. Por ky interes është bërë më i fortë në kohët e fundit, kur lojtari po shkëlqen kohëve të fundit”, ka shkruar mediumi në fjalë.

Sipas të njëjtë gazetë “pozicioni i Sassuolos ndërkohë është shumë i qartë: lojtari në janar nuk është në shitje sepse i vetmi sulmues që pritet të largohet është Boga”.

Sulmuesi italian është duke kaluar në formë fenomenale në këtë sezonë.

22 vjeçari ka zhvilluar 19-të ndeshje në elitën e futbollit elitar, ndërsa e ka gjetur rrugën për te goli gjashtë herë.

Vlera e tij në tregun e tranferimeve sipas “Transfermaket” është 15-të milionë euro./Shqip.com