Rozë

Getinjo i bën thirrje Albin Kurtit për rastin e 11-vjeçares

Rasti i dhunimit të 11 vjeçares nga pesë persona në Prishtinë, ka bërë që të reagojnë shumë fytyra publike.

Pothuajse secili prej tyre ka dënuar rëndë rastin dhe ka bërë thirrje për vetëdijsim.

Ndërkaq, së fundmi, reperi Getinjo përmes një shkrimi të publikuar në ‘InstaStory’, ka reaguar për rastin e rëndë.

“O njerëz të dashur! Leni bre komentet dhe postimet e tipit ‘Kqyre qysh vishet, kqyre qysh lyhet e sene-rende’, o jarana, o shoqëri, nuk janë këto arsye – palidhje po i shkruani. Përdhunimi është i paarsyeshëm, pikë! Mos ju rastistë kurrë në familje se keni për ta parë dhe ndjerë vet. Ruaje fëmijën, ruaje veten, po më së shumti ruaje nderin”, ka shkruar ai.

Po ashtu ai ka bërë edhe një thirrje për kryeministrin Albin Kurtin.

Ai ka bërë kërkesë që të hapen shtëpitë publike në Kosovë, pasi sipas tij vetëm në këtë mënyrë do të ndalen këto fenomene negative të keqtrajtimit seksual.