Lajme

Gërvalla tregon arsyet e moslejimit të hyrjes së Jeremiqit në Kosovë

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gëvalla

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës nuk ka miratur sot hyrjen në Kosovë të Vuk Jeremiqit, ish-ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë.

Mbështetja e Jeremiqit në parlamentin serb për atë që e kanë quajtur „riintegrim“ i Kosovës së pavarur në Serbi është i ngjashëm me planin e Putinit për „riintegrimin“ e Ukrainës – pra një recetë për luftë.

Në reagimin e saj në Twittër, Gërvalla thekson se Kosova nuk do e tolerojë gjuhën e urrejtjes dhe veprimet që synojnë radikalizëm.

“Kosova nuk do të tolerojë urrejtjen dhe agresionin ndaj një shteti evropian dhe demokratik. Evropa dhe SHBA-të duhet të vëzhgojnë me vëmendje veprimet e klasës politike në Serbi dhe në rajon. Radikalizimi i ish-drejtuesit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së është vetëm një paralajmërim më shumë se oreksi i Serbisë dhe Rusisë për territore nuk është ngopur ende”, ka shkruar Gërvalla.

Lexo edhe:
Vuk Jeremiqit i ndalohet hyrja në Kosovë


Sipas saj BE-ja dhe SHBA-të duhet ë dërgojnë sinjale të qarta sa i përket realitetit të ri në Ballkan.

“Rusia dhe Serbia nuk do të ndalen së krijuari gjithnjë e më shumë tensione në Ballkan për aq kohë sa SHBA-të dhe Evropa nuk dërgojnë sinjale të qarta dhe të fuqishme duke kërkuar me këmbëngulje zgjidhjen e vetme të qëndrueshme për krizat dhe paqëndrueshmërinë në Ballkanin Perëndimor, pra duke kërkuar nga Serbia njohjen e realitetit të ri në Ballkan pas luftërave të saj shkatërruese.

Kosova është dhe do të mbetet e pavarur dhe sovrane, përkrahëse e fortë e perspektivës evropiane dhe NATO-s dhe në kufi me Serbinë. Kosova dhe fqinjët e tjerë të Serbisë, të cilët ende nuk janë anëtarësuar në BE, as nuk janë sferë e ndikimit të Serbisë, dhe as nuk do të „riintegrohen“ ndonjëherë në „Botën Serbe“ të Vuçiçit dhe Putinit”, thekson ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Kujtojmë se sot gjatë ditës, policët në veri të Kosovës, i dorëzuan uniformat e tyre duke u solidarizouar me ish-shefin e policisë që u largua nga puna ditën e djeshme.

Situatës së sotme, i priu edhe vendimi i Listës Serbe për t’u larguar nga institucionet e shtetit të Kosovës.

/Shqip.com