Lajme

Gërvalla thirrje Perëndimit: Ndaloni veprimet e Vuçiqit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla ka reaguar pas kidnapimit të tre policëve nga forcat speciale të Serbisë.

Kryediplomatja kosovare ka thënë se ky përshkallëzim, shërben si një thirrje zgjimi për të gjithë ata që njohin përshkallëzimin e luftërave ballkanike të viteve 1990.

“Ky akt i agresionit ndërkombëtar është një provë e qartë për Perëndimin. Vuçiq padyshim se do të përshkallëzoj më tej të gjithë rajonin nëse nuk ka një ndalesë të qartë nga NATO. I bëjmë thirrje Vuçiqit që të lirojë menjëherë policët tanë”.

Gërvalla i ka bërë thirrje Perëndimit të ngrihet në mbrojtje të aleatëve perëndimorë dhe të ndalojë përshkallëzimin e Vuçiqit.

/Shqip.com