Lajme

Gërvalla reagon pasi raketat ruse goditën Poloninë

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla

Ministrja e Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka reaguar duke thënë se Kosova qëndron në krahë të Polonisë kundër regjimit të Putinit.

“Jemi të pikëlluar me humbjen e jetëve të qytetarëve të pafajshëm polakë që u vranë nga raketat ruse. Mendimet tona janë me familjet e viktimave, Kosova qëndron me Poloninë kundër regjimit të Putinit.

Bashkimi Evropian duhet të veprojë në mënyrë shumë më të vendosur për të ndaluar Putinin përpara se ai të sjellë luftën në të gjithë kontinentin”, ka shkruar Gërvalla-Schwarz në Twitter.

/Shqip.com