Lajme

Gërvalla i reagon Vuçiqit: 2022-a nuk është 1991,1992/96 apo 1998/99

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, i ka reaguar presidentit serb Aleksandar Vuçiq, rreth deklaratave të këtij të fundit për dronët.

“Përsëri një operacion fals nga Vuçiç që rrit tensionet. Asnjë kërcënim i vetëm për Serbinë. Në atë kohë Millosheviçi, tani përfaqësuesit e Putinit, Vuçiç dhe Daçiç, ndjekin qartë një skenar: kërkimi i konfliktit. 2022-a nuk është 1991,1992/96 apo 1998/99. Në vitin 2022 Kosova është e pavarur, NATO dhe SHBA mbrojnë paqen në Ballkan”, ka shkruar Gërvalla.

Një ditë më parë, presidenti i shtetit fqinj, lëshoi një urdhër zyrtar që të gjithë dronët që fluturojnë mbi hapësirën e territorit të Serbisë të asgjëshohen menjëherë.

Lexo edhe:
Vuçiq lëshon urdhër: Dronët e huaj në territorin e Serbisë do të asgjësohen menjëherë

Siç raporton Novsti, presidenti serb vendosi të ndërmarrë këtë hap pas një incidenti që thuhet të ketë ndodhur në zonën kufitare në Merdarë dhe në afërsi të Rashkës.

/Shqip.com