Lajme Ballkan

Vuçiq lëshon urdhër: Dronët e huaj në territorin e Serbisë do të asgjësohen menjëherë

default

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka lëshuar një urdhër zyrtar që të gjithë dronët që fluturojnë mbi hapësirën e territorit të Serbisë të asgjëshohen menjëhere.

Siç raporton Novsti, presidenti serb vendosi të ndërmarrë këtë hap pas një incidenti që thuhet të ketë ndodhur në zonën kufitare në Merdarë dhe në afërsi të Rashkës.

Tutje thuhet se dronët e panjohur vëzhguan kazermat dhe pozicionet e Forcave të Armatosura të Serbisë.

Në njoftimin e mediumit serb thuhet se urdhëri përfshinë rritjen e vëzhgimit nga sulmet e mundshme, për të penguar aktivitetet e dyshimta nga shtetet fqinje.

“Pas shikimit të objekteve nga dronët ata u larguan nga hapësira ajrore e Serbisë dhe nëse nuk do ta kishin bërë një gjë të tillë, do të ishin shkatërruar sepse komandanti i përgjithshëm dha urdhër për të vepruar menjëherë më armë kundërajrore”, thuhet në shkrimin e Novostit.

/Shqip.com