Lajme

Gërvalla: Greqia mund të jetë ndër të parat shtetet nga pesëshja e BE-së që do ta njohë Kosovën

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gëvalla

Ministrja e Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se Greqia mund të jetë njëra ndër të parat shtetet nga pesëshja e BE-së që do ta njohë Pavarësinë e Kosovës.

Mirëpo Gërvalla s’ka dhënë ndonjë datë apo afat kohor se kur mund të ndodh një gjë e tillë.

“Unë mendoj që Greqia mund të jetë nga të parat na shtetet e BE-së që do të na njohë, por nuk e përjashtoj mundësinë që Greqia mos të na njohë vetë, por që Greqia bashkë me disa shtete të tjera të na njohin përnjëherë. Por s’mund të nxjerr data. ”, ka thënë Gërvalla gjatë një interviste në T7.

Ajo tutje ka folur edhe për raportet ndërshtetërore me Greqinë dhe ka thënë se me Greqinë i kemi raportet jashtëzakonisht të mira./Shqip.com