Lajme

Gërvalla dhe Peci kryetarë të Partisë Guxo

Partia Guxo ka mbajtur kuvendin e saj zgjedhor në të cilin janë zgjedhur dy kryetar të kësaj partie.

Siç ka raportuar RTK, Faton Peci dhe Donika Gërvalla u votuan me 373 vota pro, me 23 kundër dhe asnjë abstenim.

Para procesit të votimit, Donika Gërvalla ka thënë se kjo parti solli një frymë të re në spektrin politik.

Gërvalla tha se pa guximin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, historia e Kosovës do të dukej ndryshe.

Kurse, Peci tha se do të jenë në skenën politike edhe në procese të tjera zgjedhore.

“Guxo nuk vetmjaftohet me kontributin e 14 shkurtit, ne besojmë që do të jemi në skenën politike edhe në proceset e ardhshme zgjedhore, një armë e fortë dhe e pëlqyeshme si dhe do të jemi kontribuues i vijimësisë”

Kurse, kryeministri i Kosovës kishte thënë se bashkimi me këtë parti ju kishte sjellur fitoren në zgjedhjet e fundit në Kosovë./Shqip.com