Lajme

Gërvalla: Borrell duhet të dënojë të shtënat ndaj Policisë së Kosovës

Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka kërkuar nga ana e përfaqësuesit të Bashkimit Evropian Josep Borrell që të dënojë të shtënat ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës.

Përmes një reagimi në Twitter, Gërvalla ka thënë se deklaratat që nuk dënojnë Vuçiqin për agresionin e tij të hapur inkurajojnë përshkallëzimin e mëtejshëm.

“Çdo jetë ka rëndësi. HRVP Borrell gjithashtu duhet të dënojë të shtënat në Policinë e Kosovës duke përmbushur detyrën e saj dhe duke mbrojtur të gjithë qytetarët e Republikës nga sulmet e bandave kriminale.Deklaratat që nuk dënojnë Vuçiqin për agresionin e tij të hapur inkurajojnë përshkallëzimin e mëtejshëm”, ka shkruar Gërvalla.

Gjatë ditës, Josep Borrell, ka thënë se BE nuk do të tolerojë sulmet ndaj EULEX-it apo përdorimin e akteve të dhunshme kriminale në veri.

/Shqip.com