Rozë Ndërkombëtar

Gerard Pique fotografohet me një bionde pas ndarjes me Shakirën

Nuk ka kaluar shumë kohë që nga ndarja mes futbollistit të njohur, Gerard Pique dhe yllit të muzikës Shakira.

Këta të dy ishin të martuar për shumë vite, deri kur para ca dite u konfirmua ndarja e tyre për shkak të tradhtisë së Pique ndaj Shakirës.

Por duket se futbollisti spanjoll nuk duket se është mërzitur shumë për ndarjen e tij nga gruaja.

Gerard Pique është parë në një restorant suedez me një bionde misterioze.

Fotoja e Piques dhe biondes është postuar në rrjetet sociale nga Katrin Zytomierska, pronarja e restorantit, pasi futbollisti dyshohet se ka refuzuar të përshëndesë djalin e saj futbolldashës.

E identiteti i vajzës është ende i paidentifikuar, pasi as Pique nuk ka reaguar ndaj kësaj fotoje. /SHQIP.com