Sport Ndërkombëtar

Georgina Rodriguez reagon për “krizën” me Ronaldon (FOTO)

Georgina Rodríguez dhe Cristiano Ronaldo kanë qenë sërish në qendër të vëmendjes. Javët e fundit ka pasur edhe njëherë spekulime për një krizë të mundshme në çift, diçka që filloi të diskutohej pas nënshkrimit të portugezit nga Al-Nassr.

Këto ditë ka qenë shtypi portugez ai që është rikthyer për të folur për marrëdhënien e çiftit tejet mediatik. Por ka akoma më shumë. Dhe pikërisht në orët e fundit është përfolur edhe dëshmia e një gjoja pjesëtari të ekuipazhit të avionit privat të çiftit.

Konkretisht, ky person siguron se çifti ka pasur një diskutim shumë të ashpër në një udhëtim drejt Nju Jorkut, rreth një muaj më parë. Pas gjithë këtyre polemikave, ka reaguar Georgina.

Ajo e ka bërë përmes Instagramit, ku ka afro 50 milionë ndjekës. “Ziliqari shpik thashethemet. Pastaj i përhap thashethemet. Dhe idioti i beson”, shkruan partnerja e Ronaldos, duke përgënjeshtruar kështu një krizë të mundshme në çift.

/Shqip.com