Sport Ndërkombëtar

Georgina Rodriguez “kryqëzohet” pas veprimit të fundit (FOTO)

Georgina Rodriguez është përballur së fundmi me kritika të shumta në rrjet në lidhje me ndryshimin 360 gradë që pësoi jeta e saj pas njohjes me Cristiano Ronaldon. Fillimisht një mik i saj e “akuzoi” atë se kishte gënjyer gjatë gjithë kësaj kohe për historinë se si ishte njohur me futbollistin e njohur.

Por së fundmi, modelja po “kryqëzohet” edhe për postimin e saj të fundit në Instagram ku postoi një seri fotosh nga viti 2020 teksa shfaqej krah Ronaldos.

“Duke kujtuar pasditen e verës kur shkruam të blinim varkën tonë. Dhe disa foto të asaj vere magjike 2020″, shkroi Rodrigez krahas postimit.

Në postim shihen disa pamje nga varka e tyre luksoze, fotot me familjen që shijon pushimet apo edhe koleksionin e saj me disa prej çantave më të shtrenjta.

Mirëpo fotot dhe përshkrimi i postimit ka sjellë një reagim të ashpër nga ndjekësit të cilët e kanë kritikuar dhe gjykuar bukuroshen si një grua ‘materialiste’ dhe se sa shumë ka ndryshuar tashmë që është bërë e pasur.

/Shqip.com