Sport Ndërkombëtar

Georgina ia zbulon të metën Ronaldos

Georgina Rodriguez e ka lavdëruar Cristiano Ronaldon si një ‘super baba’ dhe ‘burrin më të mirë’, por gjithashtu ka zbuluar të vetmen gjë që ai nuk e bën dot në shtëpi.

Rodriguez dhe Ronaldo kanë qenë së bashku që nga fundi i vitit 2016 dhe tani e kanë zhvendosur bazën e tyre në Riad, pasi futbollisti i shquar portugez u bashkua me Al-Nassr.

Modelja dhe influencuesja argjentinaso-spanjolle tani e ka cilësuar Ronaldon si një ‘super baba’; por zbuloi se ai ‘nuk gatuan’ në shtëpi:

“Cristiano është një super baba dhe bashkëshorti më i mirë që mund të ëndërroja ndonjëherë. Por ai nuk gatuan, kjo është e meta e vetme. Pas stërvitjes gjatë gjithë mëngjesit, ai meriton të gjejë një pjatë të shijshme me ushqim të përgatitur me dashuri në tryezë. Ne kemi një kuzhinier, por ndonjëherë gatuaj vetë”, ka treguar Georgina në një intervistë për “Sportweek”.

Çifti VIP duket se po e shijon kohën në Arabinë Saudite dhe shpesh shihen duke kaluar momente relaksi jashtë në Riad. Ata janë lejuar të jetojnë së bashku, pavarësisht rregullave saudite që ndalojnë çiftet e pamartuara të bashkëjetojnë.

/Shqip.com