Lajme

“The Geopost” publikon video: Serbia sjell armë në Kosovë përmes autoambulancave

The Geopost, ka publikuar një video, ku pretendon se Serbia ka bartur armë në Kosovë përmes autoambulancave.

Geopost, thotë se video-ja, i përket ditës kur u sulmua një godinë zgjedhore në veri.

“Në video shfaqen edhe anëtarët e “Mbrojtja Civile, të udhëhequr nga tashmë i burgosuri Lune”, ka shkruar Geopost.

Gjithashtu, të hënën edhe deputetja britanike, Alicia Kearns, ka thënë se ka armë që po kontrabandohen nga Serbia në Kosovës përmes autoambulancave dhe po shkarkohen në kishat ortodokse.

Ajo tha se për këtë KFOR-i britanik është në dijeni.

“Qeveria është e vetëdijshme, me Fusilierët [regjiment ushtarak britanik] që sapo janë kthyer nga shërbimi në KFOR, se ka armë që kontrabandohen përtej kufirit nga Serbia në kishat ortodokse me ambulanca. Kur trupat tona vihen në dijeni për këtë dhe përpiqen të marrin leje për të shkuar dhe për t’i marrë ato, lejet zgjasin shumë. Deri në momentin që ka leje – të papritura – një ambulancë veçse ka shkuar në kishë dhe ka shkarkuar përsëri të gjitha armët”, tha ajo.

/Shqip.com