Sport Ndërkombëtar

Genoa mban gjallë shpresën për mbijetesë, pasi mposhti Juventusin

Genoa u ka dhënë një shtysë të madhe shpresave të tyre për mbijetesë në Serie A, pasi shënoi dy herë në tetë minutat e fundit për të fituar një fitore dramatike ndaj Juventusit.

Në ndeshjen që përfundoi me rezultat 2:1, golin e vetëm për mysafirët e shënoi Paulo Dybala.

Dukej sikur Genoa do të binte në Serisë B derisa goli i barazimit erdhi tre minuta nga fundi, kur Nadiem Amiri asistoi për Albert Gudmundsson, pas mbrojtjes së Juventusit për të vendosur topin në rrjetë.

Mattia De Sciglio e rrëzoi Caleb Ekuban në zonë duke i dhënë Domenico Criscito mundësinë për të kaluar topin pas Szczesny nga pika e bardh.

Skuadra e Alexander Blessin mbetet në vendin e 19-të, por tani është vetëm një pikë larg sigurisë, ndërsa Juventusi qëndron në vendin e katërt./Shqip.com