Rozë

Genc Salihu i reagon Mentor Hazirit pas akuzave ndaj Festivalit të RTSh-së

Genc Salihu

Tashmë lista me 20 pjesëmarrësit e përzgjedhur për edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës në RTSH është bërë publike.

Jashtë listës është lënë këngëtari i njohur i muzikës ‘rock’, Mentor Haziri, pasi kënga e tij është cilësuar si e papërshtatshme nga juria e shqyrtimit të aplikimeve.

Pas kësaj, këngëtari kosovar ka reaguar në Facebook ku akuzonte festivalin për korrupsion dhe diskriminim ndaj artistëve nga Kosova.

“Sot fatkeqësisht e vërtetova këtë të keqe dhe po ashtu vërtetova se ai festival s’i do shqiptarët nga Kosova aty sepse bëjnë konkurencën. Asnjë nga Kosova nuk është konkurrent aty këtë vit, po bash këtu dua të ndërlidhem”.

Ai tha se ky komision është frikësuar nga një kosovar.

“Komisioni i turpit: Ardit Gjebrea, Elton Deda, Klodian Çafoku, Marjan Deda, Zefina Hasani, Arta Marku, Redi Treni – që u frikësuat aq shumë nga një shqiptar i Kosovës sa që nuk ia dhatë mundësinë as të garoj me të tjerët sepse jeni mësuar me festivale orgjish ‘playback’-u gjë që fatkeqësisht unë s’e bëj dot, por këndoj live”, ka shkruar ai.

Lidhur me krejt këtë, ka pasuar një kundërpërgjigje nga këngëtari tjetër i njohur i muzikës ‘rock’, Genc Salihu.

Ai në një status të bërë në rrjetin social Facebook, ka kundërshtuar Mentorin, duke ia kujtuar atij pjesëmarrjet e tij të mëparshme në Festivalin e RTSh-së.

“Sa herë vjen koha e RTSH fest, më duhet me scroll nëpër idhnimet e atyre që nuk u janë pranuar këngët. ‘Korrupsion’. Të njëjtit, shpesh, kanë marrë pjesë ma herët dhe  anë kënaqe , por sot ‘e vërtetuan se festivali qenka i ndyrë’./SHQIP.com